SPORT, 24 Tetor 2018, 11:05

Liga e Kampionëve/ Përplasje gjigandësh në aksin Dortmund-Paris-Barcelonë

Liga e Kampionëve/ Përplasje gjigandësh në aksin

Mbrëmja e djeshme, solli disa ndeshje mjaft të bukura në Ligën e Kampionë si edhe rezultatet surprizë nuk munguan, por takimet që do të luhen sonte, janë një histori më vete. Jemi mësuar që përplasjet e mëdha në Ligën e Kampionëve, t’i shohim në fazën me eliminim direkt, ndërkohë që këtë sezon, çdo javë ka takime të cilat nuk duhen humbur.

Borusia Dortmundi pret në shtëpi Atletiko Madridin, ku të dyja skuadrat po kalojnë momente fantastike dh gjithmonë në Europë, kanë avancuar disi. Ndërkohë, një tjetër takim që nuk duhet humbur, është edhe PSG-Napoli. Parisienët nuk mund të përsërisin dështimin e sezonit të kaluar, ndërkohë që napolitanët do të synojnë që të befasojnë vendasit në Paris.

Supersfida e mbrëmjes, mund të konsiderohet ajo që luhet në “Camp Nou”, duke qenë se Barcelona pret në shtëpi zikaltërit e Interit. Pa Mesin dhe me disa luhatje në ndeshjet e fundit, katalanasit nuk duhet të gabojnë ndaj zikaltërve që po kalojnë një moment fantastik, si në Serinë A, po ashtu edhe në Champions.

Ndeshjet që do të luhen sot:

18:55 Klub Bryzh-Monako

18:55 PSV-Totenham

21:00 Barcelona-Inter

21:00 Borusia Dortmund-Atletiko Madrid

21:00 Galatasarai-Shalke

21:00 Liverpul-Crvena Zvezda

21:00 Lokomotiva Moskë-Porto

21:00 PSG-Napoli