SPORT, 23 Tetor 2018, 10:18

Liga e Kampionëve/ Ronaldo sfidon Mançesterin, ja të gjitha përballjet e sotme

Liga e Kampionëve/ Ronaldo sfidon Mançesterin, ja të gjitha

Pas ndeshjeve të Kombëtares në Ligën e Kombeve, sot rikththen sërish emocionet e Ligës së Kampionëve, ku në fushë do të zbresin gjigandët e Europës, për të dhuruar spektakël dhe përballje fantastike. Liga e Kampionëve, ashtu si edhe herët e tjera do të luhet në dy orare të ndryshme.

Në orën 18:55, AEK-u pret në shtëpi Bajern Mynihun, ndërkohë që Jang Bojs pret Valencian. Në mbrëmje, duke nisur nga ora 21:00, do të ketë edhe 6 ndeshje të tjera, ku spikat supersfida mes Mançester Junajtidit dhe Juventusit.

Kristiano Ronaldo do të rikthehet edhe njëherë tjetër si “ish” në ‘Old Traford’, por këtë herë me fanellën e Juventusit dhe jo të Realit. Skuadra italiane, po kalon një moment mjaft të mirë në kampionat, ndërkohë që nuk mund të thuhet e njëjta gjë për “Djajtë e kuq”.

Në fushë do të zbresë edhe Real Madridi, që luan në shtëpi ndaj Viktoria Plzen. Ajaksi pret Benfikën, ndërsa Roma ka një takim delikat ndaj CSKA-së së Moskës. Shakhtar Donjesk-Mançester Siti dhe Hofenhaim Lion, janë dy takimet e tjera që luhen sot në orën 21:00.

SPORT / 14 Tetor 2018, 23:17

Edit