TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pesëvjeçarja Majda Demiri, e djaloshi dy vjeç Adil Demiri, humbën jetën tragjikisht në valët e lumit Le Moingt të Francës.
Prej 15 vitesh jetojnë në qytetin Mont Brison të Francës, por familja Demiri nga Prizreni, nuk do ta harrojë kurrë 24 dhjetorin e vitit 2019.
Gjithë kjo ngjarje tragjike, ndodhi para syve të nënës së tyre, 35-vjeçares Arijana Demiri. Merita Gashin, vajza e tezës së Arijana Demirit, tregoi se si ndodhi ky rast.
“Nëna i ka marrë fëmijët e ka dalë, por nuk e ka ditë që do të ndodhë kjo. Djali i ka lëshuar dorën dhe pas dy hapash ka përfunduar në lum. E ëma është hedhur për ta shpëtuar dhe pas saj është hedhur edhe vajza. Më pas nëna i ka nxjerrë të dy fëmijët të pajetë nga lumi”, tha ajo.
Nëna e fëmijëve, pas ngjarjes tragjike menjëherë është shtruar në spital. Sipas familjares së saj, ajo ende është në gjendje kome. Ndërkohë, zyra e prokurorit në Saint-Etienne të Francës ka nisur hetimet, dhe ka urdhëruar autopsinë e dy trupave./Express