AKTUALITET, 18 October 2026, 11:47

Këlliçi: Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës

Këlliçi: Sot është koha që shqiptarët të

Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar sot, drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hita. 
Me një reagim në rrjetet sociale, Këlliçi iu bën thirrje policëve që paguhen pak, që nuk marrin orët shtesë, nuk marrin dietat, uniformat, por  ngrejnë dorën ndaj fëmijëve, Skënder Hita i urdhëron ata për të mbrojtur vilat e veta, dhe jo rendin e sigurinë. 
‘Të garantoj se janë këto vila që do të të bashkojnë me shokët në Durrës, shumë shpejt! Karrigia dhe kolltuku i pushtetit nuk janë të përjetshëm. Fytyra dhe cipa po.’, shkruan Këlliçi në reagimin e tij.

Reagimi i Këlliçit

Sot është koha që shqiptarët të njihen edhe me vilat e Skënder Hitës
Dua ti drejtohem punonjësve të Policisë së Shtetit, atyre që paguhen më pak se çdo koleg në rajon dhe Europë, atyre që nuk u paguhen orët shtesë, atyre që u vidhen dietat, uniformat, por dhe e ardhmja e fëmijëve, njësoj si ata të rinj që kanë mbushur bulevardin.
Kur të ngrini dorën kundër rinisë sot, mendoni që Skënder Hitaj nuk ju urdhëron për të mbrojtur rendin dhe sigurinë, por për të mbrojtur vilat e veta.
PO PO PO! Pikërisht këto vilat që shihni këtu në foto. 
Kur ju rropateni me turne 12 orëshe, ai shton katet e vilave.
Sa për ty Skënder Hita, sot kemi vetëm një mesazh.
SPAK ndoshta nuk do të të arrestojë për dhunën kafshërore që po ushtron ndaj rinisë, për arrestimet e jashtëligjshme që po u bën minorenëve, për kriminelet me maska që ke nxjerrë rrugëve të ushtrojnë terror! 
Por, të garantoj se janë këto vila që do të të bashkojnë me shokët në Durrës, shumë shpejt! Karrigia dhe kolltuku i pushtetit nuk janë të përjetshëm. Fytyra dhe cipa po. 
Por këtë ju s’keni si ta kuptoni! 
Ne jemi në krahë të rinisë dhe studentëve dhe koha juaj ka mbaruar!