AKTUALITET, 18 October 2026, 13:50

Nisin tensionet para ministrisë së Arsimit, studentët hedhin gurë drejt godinës, plagoset një vajzë

Nisin tensionet para ministrisë së Arsimit, studentët hedhin

Tensione dhe përplasje janë shënuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt godinës. Raportohet se të rinjtë kanë qëlluar me gurë drejt godinës, ndërsa njëri prej tyre ka prekur edhe një vajzë.  
E reja u mor nga ambulanca dhe u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore.

Studentët vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe reagim nga institucionet.

Ndërkohë policia është afruar duke krijuar kordon policor, ndërkohë autoboti që hedh ujë me presion është gati por nuk ka vepruar.

Protesta para ministrisë është shoqëruar ditët e fundit me episode të përsëritura tensioni. Gjatë tubimeve të mëparshme protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa forcat e rendit kanë ndërhyrë me ujë me presion për të shpërndarë turmën, gaz lotsjellës dhe dhunë me shkopa gome dhe plumba gome.