LIFESTYLE, 19 Shtator 2019, 16:37

“Të ka lali shpirt” rrëzohet nga froni, ja kush është kënga më e dëgjuar shqiptare në YouTube

“Të ka lali shpirt” rrëzohet nga froni, ja kush


Kënga “Të ka lali shprit” zyrtarisht nuk është kënga më e dëgjuar shqiptare në YouTube.

Për gjashtë vite, kënga e Silva Gunbardhit, Mandit dhe Dafit arritën të grumbullonin plot 500,079,637 shikime dhe 1.7 milionë pëlqime.

Por tashmë është Era Istrefi me këngën “Bon Bon” ajo që “rrëmbeu” fronin dhe që ka thyer çdo rekord për çdo artiste shqiptare.

Videoklipi i kësaj kënge ka arritur gati 700 milionë klikime në Youtube dhe plot 3.7 milionë pëlqime nga fansa ndërkombëtare.