TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa orë më parë reperi i njohur, Capital T, përmes rrjeteve sociale lajmëroi se është nderuar me titullin “Skënderbe” dhe “ Mirënjohjen e Qytetit”.
Këto çmime ai i mori në qytetin e Krujës. Reperi u shpreh se ishte i nderuar që kishte marrë këto tituj.
Capital T ndau me ndjekësit disa fotografi në rrjete sociale, të cilat i kishte shkrepur ndër vite në qytetin historik të Krujës.
Në një prej këtyre fotografive, Capitali u shfaq me plis në kokë e çifteli në duar, ndërsa buzëqeshi para aparatit.
Ndër të tjera, Capital T do të mbajë koncert recital më 19 shtator në Tiranë.
