LIFESTYLE, 17 Shtator 2019, 12:00

Fansi i kërkon të dalë një darkë me të, Greta Koçi i jep përgjigjen epike


Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Është fjala për Greta Koçin, e cila së fundmi ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Pyetjet kanë qenë të ndryshme, duke nisur që nga jeta e saj profesionale e deri tek ajo private.

Por një fans duket se ka dëshirë që të takojë Gretën pasi i thotë: “Si ja bëhet me dal një darkë me ty?”.

Këngëtarja i ka dhënë përgjigjen epike ndjekësit të saj, duke i thënë se mund ta shohë në televizion apo në “Youtube”.

“Duke u ulur ju në tavolinën e restorantit dhe duke pasur përball nga ekrani i TV ose telefonit tuaj me një klikim në kanalin youtube. Zgjidhje tjetër s’më vjen në mendje”, u përgjigj Greta.