TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ndër aktorët më të spikatur të humorit dhe njëkohësisht moderatori i emisionit “Portokalli, Salsano Rrapi nuk ka nguruar të flasë dhe për marrëdhëniet me kolegët e tij, duke i thënë gjërat troç.
Ndërsa ka folur për aktorët e larguar tashmë prej vitesh nga “Portokalli”, Salsano ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” se ruan një marrëdhënie të mirë, por ka vetëm një prej tyre me të cilin nuk flet, dhe kjo nuk vjen si pasojë e ndonjë sherri.
“Me të gjithë të larguarit nga “Portokallia” shkoj shumë mirw, pavarësisht se na ka ndarë koha dhe puna. Me të vetmin person që nuk komunikoj është Jul Deda.
Nuk kam pasur ndonjë konflikt por thjesht nuk flas, ose atij i duket meqë ka ikur e nuk do t’i flas asnjërit.
Ky program është si në futboll, nëse të paguan dikush më shumë ikën,”- është shprehur Salsano Rrapi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”.