TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi i largimit të Delinda Dishës nga “Portokalli” erdhi i papritur për publikun e gjerë por jo vetëm.
Për herë të parë për këtë temë ka folur prezantuesi dhe aktori i show-t të humorit, Salsano Rrapi i ftuar mëngjesin e së martës në emisionin “Rreze Dielli”.
I pyetur nga prezantuesit e emisionit për mënyrën se si u prit largimi i Delinda Dishës nga “Portokalli” në “Klanifornia”, Rrapi u shpreh: “Ishte çudi…Delinda iku fshehurazi”.
Salsano shtoi gjithashtu se ikja e Delindës ka ndodhur në momenti kur trupa e show-t të humorit në Top Channel ka mbyllur turin e verës nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe se askush nuk e ka pritur ikjen e aktores.
