TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka dhënë deklaratën e tij pas humbjes 2-0 në “Loro Boriçi” ndaj Turqisë.
Në një intervistë për mikrofonin e “Supersportit”, tekniku italian nuk "preku" fare çështjen e dorëheqjes por tha se kondicioni fizik i lojtarëve ishte fajtori kryesor për këtë disfatë.
“Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me kundërshtarin, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike e madhe dhe kjo ndikoi në rezultat", tha fillimisht ai.
Sa na dënoi goli i parë aksidental?
Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.
Zero gola të shënuar, dhjetë të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Si dalim nga kjo situatë?
Është e vështirë, sot futa dy sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.