AKTUALITET, 9 Prill 2019, 08:30

Të gjakosur dhe të dhunuar, policia terrorizon banorët e Bregut të Lumit/ VIDEO

Të gjakosur dhe të dhunuar, policia terrorizon banorët e Bregut

Që në orën 6 të mëngjesit të sotëm forca policie kanë shkuar dhe kanë arrestuar disa prej banorëve të “Bregut të Lumit”, ndërkohë fadromat po bëhen gati për prishjen e banesave.

Një pjesë e banorëve edhe në videon e mëposhtme shihen të gjakosur dhe të dhunuar, pas përballjes me policinë dhe forcat speciale.

Policia ka përdorur dhe gaz lotsjellës mbi banorët, ndërsa një prej zonjave ka pësuar thyerje të këmbës gjatë përplasjeve me forcat speciale, që janë të shumta në zonë.

Rezistenca e banorëve qe mjaft e madhe përgjatë gjithë ditës së djeshme, mirëpo duket se orët e gjata kanë bërë që Policia të gjejë terren në mëngjes për arrestime dhe për ndërhyrjen.

Kujtojmë se në zonë rrezikojnë shembjen rreth 38 banesa.