TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli pasi kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe shpalli kandidaturën për kryetar ka dhënë një tjetër mesazh.
Kadilli pranon se raporti paraprak i OSBE konfirmon çdo akuzë të opozitës, por sipas tij kjo nuk mund të jetë alibi e Bashës për të vijuar kryetar i PD.
Ai thekson se beteja për zgjedhjet mund të vijojë edhe pa Bashën pasi demokratët mund t’ia dalin dhe pa të.
Postimi i Kadillit:
Faleminderit OSBE!
Raporti paraprak konfirmon çdo akuzë të opozitës.
Konfirmon ambiguitetin ligjor; përdorimin e mjeteve të pushtetit; blerjen e votave; agresivitetin fizik dhe verbal në fushatë; personalizimin e komunikimit te figurat e kryetarëve etj;
Qartazi këto zgjedhje nuk ishin të ndershme.
Opozita duhet të vazhdojë betejën ligjore për çdo akuzë dhe çdo rast të identifikuar;
Inkurajoj përfaqesuesit demokratë në proces të bëhen mbrojtësit e ligjit dhe shenjtërisë së votës.
Beteja për zgjedhjet nuk mund të jetë alibia e kryetarit;
Demokratët mund t’ia dalin shumë mirë edhe pa atë.
Faleminderit OSBE!
Raporti paraprak konfirmon çdo akuzë të opozitës.
Konfirmon ambiguitetin ligjor; përdorimin e...
Posted by Fatbardh Kadilli on Wednesday, April 28, 2021