TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rodrigo Hernandez refuzon përfundimisht Realin e Madridit dhe zgjedh opsionin e kalimit te Barcelona gjë që e komunikuan zyrtarisht drejtuesit e Los Blancos që përpara disa ditësh kishin bërë një ofertë të rëndësishme ekonomike.
Mesfushori kampion i botës, në bisedimet e zhvilluara me drejtuesit e klubit madrilemn gjithnjë është shfaqur i respektueshëm në maksimum, por nuk ka qenë kurrë i bindur plotësisht, një rrethanë kjo që i mbajti në alarm në çdo moment drejtuesit e Realit të Madridit teksa prisnin vendimin përfundimtar të futbollistit.
Në Valdebebas e dinë shumë mirë se që një futbollist të kalojë te Reali i Madridit duhet të jetë plotësisht i sigurt për një lëvizje të tillë dhe Rodri nuk e transmetoi kurrë këtë siguri. Sigurisht që te klubi merenges e kuptojnë dhe e respektojnë vendimin e futbollistit
Në bisedimet e fundit të zhvilluara ditë më para, Rodri bëri të ditur arsyet se përse shihte nga Barcelona që bazohet te stili i lojës të trashëguar nga Guardiola dhe për faktin që është më i afërt me futbollistët e skiadrës katalanas gjatë bashkëjetesës në kombëtaren spanjolle. Në Madrid i kuptuan shumë mirë shpjegimet e dhëna nga Rodri dhe i uruan fat në rrugën që ai zgjodhi. Los Blancos nuk e bënë dramë këtë zgjedhje të futbollistit edhe pse ai u preferua për futbollin, karizmën dhe peshën që ka në kombëtare.
Real Madridi zhvilloi dy biseda me drejtuesit e Manchester City-t, por në asnjërën prej tyre nuk u arrit të niste një negociatë e mirëfilltë; u diskutuan vetëm skenarë të mundshëm, në rast se arrihej një marrëveshje me Rodrin. Asnjëherë nuk u fol për një shumë konkrete parash me të cilën klubi anglez do ta vlerësonte transferimin e lojtarit. Transferimi i Rodrit te Barcelona do të kushtojë rreth 60 milionë euro dhe kontrata e futbollistit me klubin blaugrana do të jetë 4 vjeçare me një pagë prej 30 milionë euro bruto në sezon.