AKTUALITET, 17 Maj 2020, 18:45

Taulant Balla: Godinën karakatinë e duruam 50 vjet, lërini lotët e krokodilit! Po vjen Teatri i ri...

Taulant Balla: Godinën karakatinë e duruam 50 vjet, lërini

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht Doktori i Filozofisë, diplomuar në Rumani, Taulant Balla, ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, një plan i shefit të tij Edi Rama, zbatuar nga shërbëtori i Bashkisë, Erion Veliaj.

Balla, i njohur ndryshe si "Sokrati i Librazhdit",  thotë se ndërtesa "karakatinë" nuk durohej më shumë se 50 vjet.

"Siç thanë aktorët dhe regjisorët: “nuk përballojmë dot më as edhe një kokërr loti krokodili në mexhelis për teatrin tonë!

50 vjet në atë ndërtesë-karantinë dhe të harruar nga politika na dalin e na teprojnë!

Ne dhe brezat e aktorëve e regjisorëve pas nesh meritojmë një Teatër dinjitoz, që të na shërbejë jo vetëm neve, por edhe publikut teatërdashës”.

Shqipëria do të ketë shumë shpejt një Teatër të Ri Kombëtar dinjitoz", shkruan Balla.

/TPZ.al/