TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm tre ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ashpërsoi tonet dhe u zotua përballë aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe mbarë qytetarëve shqiptarë, se do të mbronte Teatrin Kombëtar me çdo kusht.
Basha lëshoi një paralajmërim epik, duke deklaruar se nëse kryeministri Rama do "t'i vinte flakën Teatrit", atëherë ai do të duhet ta priste flakën "në Surrel", duke i'u referuar vilës së kryeministrit, të përbërë nga plot tre godina në formë bunkeri, në fshatin tashmë të njohur për të gjithë. Basha shtoi se e njëjta gjë do të ndodhte edhe me "kullat e oligarkëve".
Këto deklarata të forta të kreut të opozitës, do të bëheshin realitet, nëse Rama guxonte të shembte Teatrin. Dhe Edi Rama, ka bërë pikërisht këtë gjë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Duke përdorur shërbëtorin e Bashkisë dhe forca të shumta policore, ai e shembi Teatrin Kombëtar në mënyrën më brutale të mundshme.
Kur Basha mbërriti pranë Teatrit, ai nuk e gjeti më godinën, pasi fradromat e kishin rrafshuar.
Pas disa orë konsultime të "ethshme" me aleatët opozitarë, me të cilët Basha konsultohet gjerë dhe gjatë në këto raste "deçizive" , ai doli përpara mediave dhe tha se do të mbështesë Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit me protesta dhe se do të ketë edhe protesta të opozitës.
Por, retorika e zotit Basha dukej shumë më e zbutur ditën e sotme, se sa deklarata në shkallët e partisë, të enjten pasdite.
Në diskurin e tij, ishin zhdukur si me magji, ideja e goditjes së kullave të oligarkëve, apo zotimi se ai dhe ndjekësit e opozitës, do të aplikonin parimin "eye for an eye", duke u nisur drejt Surrelit. Edhe njëherë lideri i opozitës foli vetëm për "mjete politike".
Por, kur Lulzim Basha e di, që aksionet radikale nuk janë të mundura, në opozitën pa halle, që ai ka zgjedhur të bëjë, përse lëshon deklarata të tilla të bujshme? Përse, kreu i opozitës, e ka kthyer veten në anektodik, duke hequr vija të kuqe çdo tre muaj, kur ai e di se e vetmja vijë e kuqë që ekziston, është ajo që i kanë caktuar atij vetë?
Mbetet një mister përse kreu i opozitës vijon të vetë-tortūrohet me këtë retorikë, kur rruga që ai ka zgjedhur është kryekëput një tjetër.
Megjithatë, për të kuptuar se sa garanci u kishte dhënë Basha aktivistëve dhe qytetarëve për aksionin e opozitës, ndiqni deklaratat e tij të para tre ditëve më poshtë.
/TPZ.al/
Deklaratat e Bashës ditën e enjte (2:20).