AKTUALITET, 17 Maj 2020, 16:59

Plas keq/ LSI thirrje popullit: Mos paguani drita, ujë, taksa, mos u nënshtroni! Basha: Dilni nga shtëpia!

Plas keq/ LSI thirrje popullit: Mos paguani drita, ujë, taksa, mos u

Është tensionuar në maksimum situata. Policia ka dhūnuar një grup të rinjsh dhe i ka shoqëruar në komisariat.

Më pas kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është ulur në mes të rrugës dhe ka bërë thirrje për akte të mosbindjes civile nga qytetarët.

Kryemadhi tha se qytetarët" nuk duhet të paguajnë taksa, të mos paguajnë ujin, të mos paguajnë energjinë".

"Uluni aty bllokoni rrugët! Thirrje shqiptarëve, mos paguani dritat e Edi Ramës, mos paguani taksa, mos paguani ujin e Lali Erit, mos paguani asgjë. Largohuni nga burgu i Edi Ramës, mos ju nënshtroni!", tha Kryemadhi.

"Nuk e njoh fare Edi Ramën dhe ligjin e Edi Ramës", shtoi ajo. Kryemadhi tha se protestat do të vijojnë.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, ka mbërritur  në Bulevard dhe ka bërë thirrje që qytetarët të dalin masivisht në rrugë dhe të refuzojnë regjimin e Edi Ramës.

Basha bëri thirrje që veçanërisht të rinjtë të dalin në protestë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës të dalin masivisht. Derdhuni në rrugët e Tiranës sonte, duhet të tregojmë se Tirana nuk bie, Tirana ngrihet!”, tha Basha.