TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak kohë më parë u tha se shumë shpejt do të vijë në Tiranë aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman. Ai do të shoqërojë bashkëshorten e tij, Almeda Abazin, në një ndër netët më speciale të “Dancing with the stars”.
Sipas lajmit, Tolgahani do të vijë në Tiranë në muajin maj, ku do të jetë i ftuar special në spektaklin “Dancing with the stars”. Ai do të mbajë për një natë rolin e anëtarit të jurisë, në një mbrëmje speciale.
Tashmë ardhja e aktorit të njohur turk është zyrtare dhe ai e ka konfirmuar edhe për një revistë turke “Ennmagazinn”.
“Tolgahan Saisman do të jetë mysafir për gruan e tij. Tolgahan, i cili u deklaruar “si dhëndri ideal” në qytetin e lindjes së Almedës, thanë se do të merrte pjesë në edicionin përfundimtar, në një natë speciale.”, shkruhet në revistën turke.
“Unë i kam lexuar skenarët e ardhshëm. Nuk kam asnjë gjë fikse akoma, por unë po vrapoj’”, mësohet të ketë thënë Tolgahan për revistën “Ennmagazinn”.
