LIFESTYLE, 13 Maj 2018, 10:54

E lidhur me Feron? Roza Lati puth në buzë këngëtarin në mes të emisionit

Prej kohësh Roza Lati përflitet se është në një lidhje me këngëtarin  Fero. Gjithçka nisi nga komenti i një fansi. Mirëpo, moderatorja e mohoi një gjë të tillë, teksa deklaroi se ishte e lidhur me një person tjetër prej 8 muajsh.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Roza Lati në emisionin “Why Not” ka çuditur me veprimin e bërë. E njohur për natyrën e saj pa komplekse, moderatorja është çuar edhe e ka puthur Feron në buzë.

Pas kësaj, këngëtari është vënë në siklet. Para se të merrte këtë vendim, ajo u shpreh: “Unë kam intervistuar shumë djem, përse zgjodhët Feron? Hyra në livestream në Instagram dhe isha me mikeshën time Dorina Memën kur mora një koment.

Kam 8 muaj që jam në një lidhje me një djalë tjetër, ç’i keni këto muhabete? Sa herë që futem në livestream dhe më bëjnë komente, më duket se njerëzit duan të na shohin bashkë. Si thua t’ia bëjmë qefin?”, – u shpreh Roza.