LIFESTYLE, 13 Maj 2018, 12:22

Dëshironi gjoks si të Oriola Marashit? Modelja sapo zbuloi sekretin e saj

Ish-modelja e “Icon Agency”, Oriola Marashi është një ndër femrat më të kometuara në rrjetet sociale. Fotot e saj provokuese nuk kalojnë pa u vënë re nga fansat e shumtë që e ndjekin, me të cilët ajo tregohet shumë interaktive.

Së fundmi modelja simpatike ka publikuar në Instagram një foto seksi ku bien në sy format e saj bombastike.

“I mora përqindje rojes së Fontana Di Trevi se njerëzit më shihnin mua dhe hidhnin lekë me ra në sy. Njëri pasi hodhi gjithë lekët, u hodh dhe vet”, shkruan me humor Oriola më përshkrimin e fotos.

Si gjithmonë edhe në këtë foto nuk munguan komentet e shumta të fansave, por midis tyre spikati pyetja e një ndjekësi, i cili e pyet për madhësinë e gjoksit të saj.

“Si ka mundësi që gjoksi jot vazhdon të rritet çdo ditë nga 200 gram?”, ishte pyetja e fansit të saj.

Ndërkohë që Oriola i shkriu të gjithë me përgjigjen e saj epike.

“Pi të ftofta”, ia ktheu Oriola.