LIFESTYLE, 14 Maj 2018, 11:35

Italia na vlerësoi me 0 pikë, reagon Ermal Meta: “Nuk e kuptova vendimin e jurisë”

Pas përfundimit të finales së Festivalit Europian të Këngës, në të cilin Shqipëria u rendit e 11-ta , tashmë kanë filluar të bëhen edhe llogaritjet e pikëve që na dhanë shtet evropiane apo ato fqinje.

Mirëpo për habinë e të gjithëve, ndërkohë që Shqipëria ia dha pikët maksimale  Italisë, juria e kësaj të fundit na votoi me 0 pikë. Një vlerësim  ky që u konsiderua shumë  i papritur për publikun shqiptar, duke marr parasysh që përfaqësuesi i Italisë në Eurovizion ishte me origjinë shqiptare.

Nga ky vlerësim ka ngelur i befasuar edhe vet Ermal Meta, i cili ka zgjedhur të reagojë nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Sinqerisht nuk i kuptoj 12 pikët e jurisë italiane. Unë do t’ia kisha dhënë të gjitha Shqipërisë. Zëri dhe Intonacioni i Eugentit është mbresëlënës”, ka shkruar Ermali në postimin  tij në Twitter.