LIFESTYLE, 13 Maj 2018, 12:41

Policia i bën Eni Koçit testin e alkoolit, shikoni reagimin e këngëtares

Ajo nuk pi kurrë alkool. Megjithatë, policia ka për detyrë të kërkojë nga Eni Koci që ajo ta kryejë testin e alkoolit.

E gjitha ndodhi mbrëmjen e djeshme, teksa Eni po ngiste makinën, shkruan Indeksonline. Këngëtarja bukuroshe u ndalua nga policia dhe iu kërkua që ta kryejë testin.

“Qa t`i bëj unë, t`i fryej kësaj?”, pyet ajo fillimisht.

“Nuk të del se unë s`pi kurrë alkool, vetëm nga unë s`të del”, i thotë Eni, policit, shkruan Indeksonline.

Pas kësaj ajo nis sërish të ngasë veturën duke thënë “ky ishte testi i alkoolit, mi?”, e entuziasmuar për “përvojën” e re në jetë.