TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri i Kosovës, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për bllokadën në veri, pas vendosjes së reciprocitetit me targat e automjeteve.
Sipas Hotit, gjendja në veri kërkon veprime të matura dhe të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë.
Postimi i plotë:
Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete.
Çdo qasje tjetër është e dëmshme.
Kosova është sovrane në vendimet e saj.
Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne.