AKTUALITET, 26 Shtator 2021, 12:33

Babai i shkakton fraktura në kafkë Pastorit, që i ngacmoi të birin 9 vjeçar (foto)

Babai i shkakton fraktura në kafkë Pastorit, që i ngacmoi të

Një baba nga Oklahoma të SHBA-ve, ka rrahur keq një Pastor, pasi ky i fundit ka prekur në mënyrë të papërshtatshme djalin e tij 9 vjeçar. Pastori Michael Coghill, 33 vjeç, nga Kisha e Krishtit Lakehoma, bënte vrap në zonën ku kalonte autobuzi i shkollës. Nëntë vjeçari i ishte ankuar familjarëve, se pastori e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, gjë që e bëri të ndihet keq. Pas kësaj dëshmie të djalit, babai vendosi ta filmojë Pastorin dhe vuri re të njëjtën sjellje, Ai sërish filloi të prekte të birin në mënyrë të papërshtatshme. Pas filmimit, babai u konfrontua me Pastorin, duke e goditur dhe duke i lënë atij plagë të shumta. Pastori përfundoi me fraktura në kafkë dhe me sy të nxirë. Pastori është arrestuar dhe akuzohet për akte të turpshme ndaj një fëmije. Policia e Oklahoma nuk u përgjigj, nëse edhe babai i djalit të mitur, është nën hetim për goditjet ndaj këtij Pastori.

Komishinjtë dhe të pranishmit në zonën ku ndodhi ngjarje, u shprehën të tmerruar dhe të neveritur nga veprimet e Pastorit, që duhet të jetë një shembull për komunitetin, por rezultoi një abuzues. /TPZ.al/

[gallery ids="571924,571923,571925,571926"]