AKTUALITET, 26 Shtator 2021, 09:28

Sulmohen me bombë forcat pakistaneze, katër të vdekur dhe dy të plagosur

Sulmohen me bombë forcat pakistaneze, katër të vdekur dhe dy

Të paktën katër anëtarë të forcave pakistaneze të sigurisë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën pas një shpërthimi me bombë në provincën jugperëndimore të Balochistan.

Sipas burimeve të inteligjencës, një automjet i patrullues së Trupave të Kufirit u godit në rrethin Harnai.

Ushtria Çlirimtare e Balochistanit, një grup rebelësh etnikë, mori përgjegjësinë për sulmin.