TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh Amtrak doli nga shinat në shtetin verior dhe qendror të Montana të Shtunën, tha një zyrtar i Zyrës së Sherifit të Qarkut Liberty.
Treni po lidhte Seattle -in me Çikagon dhe mbante 147 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit kur pesë lekomotiva dolën nga shinat pranë qytetit të Joplin, Montana, rreth orës 16:00, lolale.
Sipas oficerit të policisë, i cili foli në kushte anonimiteti, pasagjerët të cilët ishin bllokuar në vagonët e dalë nga shinat arritën të dilnin.
Numri i të plagosurve nuk është ende i saktë, shtoi ai. Megjithatë, koordinatori i katastrofës dhe shërbimeve të urgjencës në Montana i tha The New York Times se të plagosurit ishin “mbi pesëdhjetë”.
Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.