AKTUALITET, 22 Gusht 2019, 17:06

Polonia goditet nga rrufetë, raportohet për disa të vdekur

Polonia goditet nga rrufetë, raportohet për disa të vdekur

Disa persona ka humbur jetën dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur në Poloni. Shkak për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë goditjet e njëpasnjëshme të rrufeve, të cilat kanë prekur vargmalet Tatra në jug të Polonisë.

Ekipet e shpëtimit janë nisur në majën e malit Gieëont, ku grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u përfshi nga moti i keq i ndjekur me vetëtima.

Televizioni “TVN24” publikoi pamjet ku shihen shpëtimtarët, të cilët përpiqen me helikopter të mbërrijnë deri në majën e malit.