TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Astrit Avdylaj është liruar nga qelia. Bashkë me të kanë fituar lirinë edhe tre anëtarë të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Volvo 4”.
Burime bëjnë me dije se gjykata ka caktuar masat e sigurisë arrest në shtëpi me mbikëqyrje policore.
Avdylaj u dënua me 6 vite e katër muaj burg. Për shkak të arrestimit më vonë se pjesa tjetër e grupit, ai është duke u gjykuar ende, ndërsa dosja ka mbetur pezull për një kohë të gjatë duke çuar në skadimin e afateve të paraburgimit.
Altin Avdyli u arrestua në vitin 2018 si pjesë e dosjes “339”, gjatë operacionit “Volvo 4” për laboratorin e kokainës që u gjet ne Has. Gjatë hetimit të SPAK rezultoi se Astrit Balliu (Avdyli) dhe personat e tjerë merreshin me trafikimin e sasive të madhe të lëndëve narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera Evropiane/Abcnews./