TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Talebanët kanë mbyllur aeroportin e Kabulit duke e rrethuar me forca shtesë jashtë perimetrit.
Qëllimi i talebanëve është të marrin masa për të mos lejuar më turma e grumbullime që mund të jenë objektiv i sulmeve terroriste.
Tashmë ata po presin afatin e 31 gushtit, dita kur të gjitha forcat e huaja do të largohen nga Afganistani për të marrë nën kontrollin edhe aeroportin e Kabulit.
Presidenti amerikan, Joe Biden paralajmëroi se një tjetër sulm terrorist mund të ndodhë brenda 24-36 orëve në vijim në aeroportin e Kabulit.
Ndërkohë talebanët po përgatiten për qeverinë e re e cila do të shpallet javën tjetër.