TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Macron ka paralajmëruar se duhet të tregohemi vigjilentë, pas sulmit vdekjeprurës në Kabul, pasi Shteti Islamik mbetet ende një kërcënim. Deklarata e tij vjen disa orë pasi qeveria njoftoi se Franca po përfundonte operacionin e saj të evakuimit në Afganistan.
“Ne të gjithë e dimë se ne duhet të forcojmë mbrojtjen sepse Shteti Islamik mbetet një kërcënim dhe lufta kundër grupeve të tilla terroriste është një përparësi e qeverisë.” tha Macron pas një takimi me kryeministrin irakian Mustafa al-Kazimi në Bagdad.
Një samit me udhëheqësit e Lindjes së Mesme do të fillojë mesditën e sotme në kryeqytetin irakian.
“Në më pak se dy javë, trupat franceze kanë përfunduar operacionin për të evakuuar pothuajse 3,000 persona, përfshirë më shumë se 2,600 afganë që u zhvendosën në Francë,” shkroi ministrja franceze e Mbrojtjes Florence Parley në Twitter.