AKTUALITET, 28 Gusht 2021, 16:51

Koronavirusi në Shqipëri, tri viktima dhe 905 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, tri viktima dhe 905 raste të reja

Shqipëria ka regjistruar për të dytën ditë radhazi mbi 900 raste në ditë me COVID-19. Ndryshe nga dje, sot ka 16 raste më pak, 905 ndërkohë që tre pacientë Tirana dhe Elbasani kanë humbur jetën.

Tirana vijon të kryesojë sa i përket rasteve të reja, 200 në 24 orët e fundit, ndjekur nga Shkodra me 158, Durrësi me 43, Korça me 39, Kavaja me 36 e Vau i Dejës me Vlorën nga 33.

Ndërkohë që dje kishte 6 mijë e 184 testime, sot janë 2 mijë më pak, 4 mijë e 63.

NJOFTIMI NGA MSH

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinihuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 4063 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 905 qytetarë, në këto bashki:

200 raste në Tiranë, 158 në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 905

Të shëruar në 24 orë 347

Të shtruar në spitale 96

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 4063

Testime totale 1,030,132

Raste pozitive 144,079

Raste të shëruara 132,723

Raste Aktive 8866

Humbje jete 2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3244

Shkodër 1597

Vlorë 791

Fier 685

Durrës 651

Lezhë 441

Elbasan 414

Berat 296

Gjirokastër 254

Korçë 221

Kukës 137

Dibër 135