AKTUALITET, 28 Gusht 2021, 22:05

Pas Superkupës, tifozat e Teutës e Vllaznisë konfliktohen jashtë stadiumit, ndërhyn Policia

Pas Superkupës, tifozat e Teutës e Vllaznisë konfliktohen

Superkupa është mbyllur me një shije të hidhur. Tifozët e Teutës dhe Vllaznisë janë përleshur jashtë stadiumit “Elbasan Arena”.

Dyshohet se, kanë qenë fillimisht tifozët e Vllaznisë që kanë sulmuar një prej durrsakëve dhe këta të fundit u kundërpërgjigjën.

Do të duhej ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën dhe për të larguar tifozët.