TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazeta e njohur zvicerane "Blick", ka gjetur një mënyrë mjaft origjinale, për t'ju bërë thirrje shtetasve shqiptarë dhe atyre me origjinë nga Ballkani, për t'u vaksinuar.
Në faqen kryesore të gazetës është shkruar mesazhi me gërma të mëdha në shqip, "Ju lutemi vaksinohuni" dhe në disa gjuhë të tjera, si serbisht dhe portgulisht.
Sipas statistikave, më shumë se një e treta e të shtruarve në spital në Zvicës, kanë treguar se për pushime kanë qëndruar në një vend të Europës Juglindore në kohën kur e kanë marrë infeksionin, kryesisht në Kosovë ose në Maqedoninë e Veriut.
Lars Haefner, kryetar i Shoqatës Zvicër-Shqipëri, nuk është shumë i befasuar për këtë. “Numri i infeksioneve është shumë më i madh në Kosovë, për shembull. Fatkeqësisht, rregullat e higjienës dhe distancës nuk respektohen rreptësisht atje”, ka thënë ai për Blick.
Gazeta ka zgjedhur mjekun me emrin Florim Cuculi, që përcillte një mesazh për bashkëatdhetarët e tij, se përse duhet të vaksinohen.
Në Ballkan duket se jemi në një valë të re të koronavirusit, për shkak të variantit delta, që ka rritur ndjeshëm shifrat e infektimeve, veçanërisht në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në Shqipëri gjithashtu ka patur një rritje progresive të shifrave.
