AKTUALITET, 28 Gusht 2021, 19:25

Vatër e re zjarri në Gjirokastër, merr flakë fusha e fshatit Shtëpëz

Vatër e re zjarri në Gjirokastër, merr flakë fusha e fshatit

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gjirokastër. Flakët kanë përfshirë fushën e fshatit Shtëpëz.

Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për fikjen e flakëve.

Kujtojmë se në fillim të muajisht gusht një çift bashkëshortësh ndërruan jetë prej zjarreve në fshatin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës. Andrea Haxhiaj vdiq në datën 3 gusht pasi flakët i përfshinë shtëpinë, ndërsa 8 ditë më pas ndërroi jetë dhe gruaja e tij, Tatiana Haxhiaj.