TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sot do të jetë 35… Më 5 shkurt 1985, zonja Dolores do të sjellë në jetë një djalosh paksa bullafiq, por pikërisht nga ajo ditë e në vazhdim gjithçka do të ndryshonte. Dhe jo vetëm historia e familjes së përulur Aveiro, por edhe e Portugalisë së vogël. Madje edhe e Sportingut të Lisbonës, Mançester Junajtid, Realit të Madridit dhe Juventusit.
Ndoshta e të gjithë futbollit në tërësi. Dhe ta mendosh, që nëse ishulli besimtar katolik do ia kishte lejuar, zonja Aveiro do ta kishte abortuar, por ai djalë që po rritej në barkun e saj vendosi që aty të marrë me shqelma fatin e tij, që në frymëmarrjen e tij të parë. Talent dhe shumë punë, gjeni dhe shumë djersë kanë qenë ato që ka ofruar në këto 35 vite.
Dhe pikërisht falë këtyre cilësive e shndërroi vetën në një prej makinerive më të mëdha të golave, por edhe të parave, që është parë në planet. Kristiano ka mbërritur në gjysmën e udhëtimit të jetës së tij, me 35 vite shumë të rëndësishme mbi shpatulla, por ai nuk ngurron që të bëjë bilancet në fund të çdo dite.