TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaron se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi i saj personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që ta mbajmë rininë në Shqipëri, pranë familjes, me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi, që vendi t’u përkasë atyre.
“Entuziazmi në rritje nga votuesit për herë të parë në Lushnje. Të gjithë e dinë se LSI lufton për të rinjtë dhe angazhimi ynë personal nuk është thjesht për karriget në 4 vjeçarin e radhës, por që ta mbajmë rininë në Shqipëri, pranë familjes, me mundësi punësimi, arsimimi dhe zhvillimi, që vendi t’i përkasi atyre. Lushnja, shtëpia juaj”, shprehet në mesazhin e saj bashkëngjitur videos në fjalë, Monika Kryemadhi.
Video-mesazhi
Ndërsa në video-mesazhin e transmetuar përmes rrjeteve sociale, kryetarja e LSI-së shprehet se Lushnjën do ta thyejë në mes LRI-ja dhe LSI-ja në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa njofton se të premten ajo do të prezantojë kandidatët e LSI-së në Qarkun e Dibrës.
“Këtu jemi me yjet e Lushnjës, votuesit për herë të parë të LRI-së, grupi i punës që po punon çdo ditë për afrim e të rinjve në gjirin e saj. Lushnjën do ta thyejmë në mes LRI-ja dhe LSI-ja. Ju përshëndesim dhe do shihemi shumë shpejt. Tani po nisem rrugës për Dibër, sepse nesër kam prezantimin e kandidatëve të Qarkut Dibër”, theksoi Monika Kryemadhi.