TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas 60 minutash ka përfunduar takimi i kryedemokratit Basha dhe aleatëve të Partisë Demokratike.
Takimi është mbajtur në selinë e Partisë Demokratike ku është diskutuar mbi situatën aktuale të politikës në vend dhe gjithashtu edhe për zgjedhjet locale të 30 qershorit.
Në një deklaratë për mediat Vangjel Dule, pas përfunditmit të takimit ëhtë shprehur se partitë e vogla do të japin kontributin e tyre në jetën politike në vend duke ritheksuar dhe njëherë se zgjedhje në 30 qershor me opozitën jashtë Kuvendit nuk do të ketë.
“Ne do të japin kontributin tonë në jetën politike në vend, duke dashur ta rikthejmë atë drejtë normalitetit. Partitë e vogla kanë vendosur që ditën e nesërme në orën 11:00 të kenë një takim me Presidentitn Ilir Meta ku do t’I prezantojmë platformën tonë.
Dua të theksojë që koalicioni opozitar është një nga koalicionet funksionale, duke I’u shmangur kështu arrogancës së Ramës e cila nuk i shërben askujt. Edhe një herë dua të them se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje me një parti të vetme.”