AKTUALITET, 29 Prill 2019, 19:03

“Fundjavë e gjatë dhe me shpenzime!”/ Zbulohet pse u paguan para kohe ‘rrogtarët’ këtë fundprill

Drejtusja e Open-Data, Aranita Brahaj, gjatë hulumtimeve ka zbardhur disa të dhëna për “shpenzimin” e fondeve publike nga institucionet shtetërore këtë fund prilli me rastin e festave.

Në një postim në rrjetet sociale, Brahaj konfirmon se një pjesë e aparatit buxhetor veç pushimeve për Pashkët, janë paguar edhe gjashtë ditë para përfundimit të muajit.

“Fundjavë të gjatë dhe me shpenzime!!!!!”, ironizon gazetarja duke treguar se sipas të dhënave të Thesarit, Kryeministria ka urdhëruar që pagat e prillit të kalojnë në thesar që në datën 24 për një pjesë të punonjësve.

[caption id="attachment_245355" align="alignnone" width="780"] Aranita Brahaj, drejtuese e Open-Data[/caption]

Postimi i plotë:

FESTIME TË GJATA E TË REHATSHME

Jo vetëm pushime të gjata por edhe pagat 6 ditë përpara përfundimit të muajit. Kështu ka vepruar një pjesë e aparatit buxhetor. Konkretisht sipas të dhëna të Thesarit, Kryeministria i ka urdhëruar Pagat e prillit në thesar që në datën 24.

Fundjavë të gjatë dhe me shpenzime!!!!!