TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha takoi sot rreth orës 19:00 aleatët e tij për rreth 60 minuta në selinë e PD. Ndonëse nuk dihen ende detaje të këtij takimi, besohet se ai ka qenë i fokusuar te kriza politike.
Takimi vjen në një kohë kur këta të fundit kanë kërkuar njëzëri një tryezë dialogu të organizuar nga Presidenti Meta.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ai i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule etj, dolën sot me një qëndrim të unifikuar ku kërkuan ndryshimin e kodit zgjedhor, të cilin e cilësuan strumbullarin e krizës.
Pak ditë më parë ata takuan edhe kreun e BE-së në vendin tonë, Luigi Sorecën, e fill pas këtij takimi i bënë thirrje Presidentit pët takim. Ky i fundit pritet t’i presë nesër në një tryezë.