TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Grupi i hetimit i cili po merret me çështjen e grupit të trafikantëve të Habilajve, ku si i dyshuar është përfshirë dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka zbuluar të tjera detaje në lidhje me këtë çështje pas kontrollit të telefonit të njërit prej personave të dyshuar.
Mësohet se, grupi hetimor ka gjetur disa foto ku shihet Tahiri me disa persona, të pa identifikuar. Hetuesit kërkojnë që të identifikojnë personat që shoqërojnë ministrin, të cilët gjithashtu mund të jenë të përfshirë në dosjen Habilaj.
Bëhet fjalë për një udhëtim me jaht në vitin 2014 nga Mali i Zi në Leçe, ku ka pësuar difekt.
Pa këtij defekti Tahiri ka telefonuar Artan Habilajn për ti kërkuar ndihmë.
Grupi hetimor këmbëngul për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe kush janë personat që shoqërojnë Tahirin gjatë këtij udhëtimi.
Ndërkohë, mësohet se Prokuroria ka zgjatur me tre muaj hetimet ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.