TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e vjedhjes”. Partia Demokratike shikon mundësinë që ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe rindërtimi i një tjetri përmes skemës PPP, të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, duke mos i varur vetëm shpresat tek presidenti Ilir Meta, të cilit i është bërë thirrje që ligji të kthehet mbrapsht.
Mësohet se juristë të PD-së po bëjnë gati dosjen për në Kushtetuese, por duhet thënë se kjo gjykatë ka dy vjet e bllokuar, duke qenë se vetëm 2 anëtarë e kanë kaluar vetingun nga 9 që duhet të kishte. Jemi në kushtet kur gjykata s’mund të marrë vendim, por ka detyrim të pranojë ankimimin e opozitës dhe cështja të shqyrtohet kur të emërohen anëtarët e rinj të Kushtetueses. Opozita pretendon se ligji i miratur dhunshëm nga mazhoranca ka disa shkelje të Kushtetutës së vendit.