TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë të gjatë për të analizuar këtë 5 vite të Edi ramës në krye të vendit, gazetari Mero Baze i ka dhënë një intervistë të përditshmes “DITA” ku ai jep mendimin e tij për 3 difektet dhe tre arritjet më të mëdha të Rilindjes në pushtet: “Mendoj se qeveria ka arritur të ruaj stabilitetin makrofinanciar, ka bërë revolucion në kontrollin e territorit dhe ka ndryshuar qasjen e shqiptarëve ndaj lirive të tyre. Qeveria ka dështuar në krijimin e një administrate publike profesionale, ka dështuar në reformën anti korrupsion për të shkëputur qytetarët nga kthetrat e hajdutëve të administratës dhe natyrisht ka dështuar në tenderimin publik. Duket se në këtë proces kanë më shumë peshë organet e apelimit se sa gara me kritere” i ka thënë Baze Ditës.