AKTUALITET, 14 Korrik 2018, 12:32

Berisha denoncon paktin Rama-Tsipras në Londër: Greqisë po i falen 1200 km det

Berisha denoncon paktin Rama-Tsipras në Londër: Greqisë po i

Ish-kryeministri Sali Berisha i është rikthyer sot sërish marrëveshjes së Shqipërisë më Greqinë. Ai thotë se Rama do të nënshkruaj me Tsiprasin një pakt që i jep Greqisë 1200 km sipërfaqe deti. Më poshtë reagimi i plotë i tij.

Kryeministri Cipras zhvesh cullak Zografin e dytë!

Të dashur miq, Kryeministri i Greqisë Cipras pohon publikisht marrëveshjen e tij me Zografin e dytë për copëtimit të ri të trojeve shqiptare në Londër!

Në këtë marrëveshje Edvin Zogarfi i ka falur Greqisë një sipërfaqe prej 1200 km dhe fushat e gazit dhe naftës me triliona fuçi naftë dhe metër kub gazi.

Për të kuptuar se çfarë përmban marrëveshja e Londrës mjafton të lexoni deklaratën e Kryeministrit Cipras pas takimit me Zografin e dytë në Londër, në të cilën ai haptas flet për arritjen e “një zgjidhje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”.

Mendoj se për çdo shqiptar që e ndjen veten të tillë këto fjalë nuk kanë nevojë për asnjë koment.

Po rikujtoj këtu se ministri i mbrojtjes i Greqisë ka deklaruar në media se me marrëveshjen e detit me Shqipërinë zmadhohet atdheu (Greqia). Kurse Kryeministri Cipras deklaron se zgjidhja (marrëveshja) i jep avantazh të rëndësishëm Greqisë në Zonën Ekskluzive Ekonomike (zonën e naftës dhe gazit).

Edvin Kristaq Rama, për të mbuluar aktin e shitjes dhe copëtimit të dytë për karrigen e tij të trojeve shqiptare, ankohet në Bruksel se shqiptaret po e quajnë tradhtar.

Me këtë rast u bëj thirrje shqiptareve të mos pranojnë më asnjë çmim marrëveshjen e fshehtë të Londrës ‘Cipras – Zografi i dytë’ të copëtimit të trojeve shqiptare!