AKTUALITET, 14 Korrik 2018, 11:10

Vasili kundër qeverisë: Rama ka dalë hapur kundër SHBA-së, çfarë paralajmëroi DASH

Vasili kundër qeverisë: Rama ka dalë hapur kundër

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, vijon me akuzat ndaj qeverisë. Në statusin e tij të fundit në Facebook, Vasili, shkruan se  Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

“Kullat ne Tirane jane prova e qarte dhe e rende e inkriminimit te qeverise,” e nis shkrimin ai.

“Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tijm” shkruan Vasili.

Statusi i plotë

DASh paralajmeroi pastrimin masiv te parave dhe kullat ne Tirane jane prova e qarte dhe e rende e inkriminimit te qeverise.

Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave.

DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi.

Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.

Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten.

DASH konfirmonte ne raport se

“Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve të dobëta ligjore dhe qeveritare.

Burimet kryesore të parasë kriminale vijnë nga trafiku i drogës, evazioni fiskal, kontrabanda dhe trafiku i qënieve njerëzore,”

“Ndërtimi, veçanërisht në zonat bregdetare, projektet e biznesit dhe kumari janë metodat më popullore të pastrimit të parave në Shqipëri”, theksohet në raport.

Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte : “Institucionet shqiptare nuk janë efektive në luftën kundër pastrimit të parave.

Si rezultat, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.

Në 2017-n, ligji i konfiskimit anti-mafia është ndryshuar.

Përkundër ndryshimeve në ligj për të përmirësuar aftësitë e prokurorëve për të hetuar dhe konfiskuar asetet në lidhje me të ardhurat kriminale, mangësitë mbeten në zbatimin e ligjit.”

Qeveria tashme eshte vendosur qartazi kunder SHBA-se dhe kunder gjithshkaje qe DASH kerkoi me force kunder pastrimit te parave qe shkaterrojne vendin.

A mund ta pranojne shqiptaret nje qeveri antiamerikane?

Sigurisht qe kurre jo.