TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë ka arrestuar një punonjës policie për korrupsion.
Mesohet se ne pranga u vu shtetasi Emiljano Taku, pasi dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.
Njoftimi i plote
Arrestimi i punonjësit të Policisë me detyrë specialist i menaxhimit të trafikut interurban, në Komisariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, në këmbim të shmangies së masës administrative.
Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari në numrin e gjelbër të SHÇBA 0800 90 90.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë në “Bulevardin Blu”, në Kamëz dhe e arrestuan atë.
Gjatë kontrollit efektivit të rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i së cilës korrespondon me numrin që qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.