TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuta më parë ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hoqi dorë nga mandati i deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se ishte qytetar i lirë i gatshëm për të pritur të vërtetën dhe drejtësinë e tij para gjykatës.
Por çfarë do ndodhë me të? A do kërkojë Prokuroria e Krimeve të Rënda arrestimin? Fillimisht pritet që mandati i tij të shkojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
KQZ duhet të pranojë dorëheqjen dhe të konstatojë përfundimin e mandatit për deputetin Saimir Tahiri. Pas kësaj, nëse prokuroria e vlerëson për një arrest të mundshëm të tij, atëherë mund të veprojë me “urdhër arrest” dhe më pas ky urdhër të vlerësohet nga gjykata.
Ndërkohë Panorama, mëson se Prokuroria për Krimet e Rënda do ta thërras ish-ministrin e Brendshëm për një seancë pyetjesh. Pritet që Tahiri javën e ardhshme do të pyetjet për lëvizjet e tij në Greqi dhe në Itali me makinën që ua kishte shitur Habiljajve.