AKTUALITET, 2 Maj 2018, 22:50

VIDEO/ “Mos më ngri zërin, uli duart”. Përplasje fizike e drejtuesve me peshëngritësit

VIDEO/ “Mos më ngri zërin, uli duart”. Përplasje

Tema më e ndezur në peshëngritjen shqiptare gjatë kohëve të fundit është dënimi që i ka vendosur KOKSH-i sportistëve shqiptarë, duke i hequr mundësinë e përfaqësimit në Lojërat Mesdhetare.

Vendimi është marrë pasi shumë peshëngritës shqiptarë kanë rezultuar me doping në garat e zhvilluara jashtë Shqipërisë. Sigurisht, ky vendim nuk është mirëpritur nga sportistët që përfaqësojnë flamurin e Shqipërisë në këtë sport, të cilët nuk mund të garojnë normalisht në sportin e tyre.

Gjatë ditës së sotme, disa prej peshëngritësve si Erkand Qerimaj, Briken Calja dhe Daniel Godelli kanë kërkuar sqarime me drejtuesit e KOKSH-it, por çështja jo vetëm që nuk është zgjidhur, madje është ndezur edhe më tepër. Situata ka shkuar deri aty sa peshëngritësi Erkand Qerimaj, ka pasur një kontakt fizik me zëvendës presidentin e KOKSH-it, Vojo Malo.