AKTUALITET, 3 Maj 2018, 10:51

Tahiri: Ma sugjeruan, thuaj “Edi Rama është koka e trafikut” dhe shpëton

Tahiri: Ma sugjeruan, thuaj “Edi Rama është koka e

“Njëri vinte më sugjeronte që të thoja që Edi Rama ishte koka e trafikut të drogës dhe kështu shpëtoja unë, njëri thoshte që të heshtja se nuk është punë ndjenjash, por llogarish”. Me këto fjalë, Saimir Tahiri ka treguar opsionet që i kanë propozuar për të shpëtuar nga përndjekja e drejtësisë dhe e opinionit publik, duke i dhënë përgjigje mohuese “se nuk më paskan njohur mirë”.

Deklaratën e bërë në konferencën për shtyp, Tahiri u shpreh i pakënaqur ndaj Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt që nuk e kanë mbrojtur kur flitej për kanabisin dhe krimin nga opozita.

Madje Tahiri foli në grup për të gjithë politikanët që e kanë sulmuar, duke e quajtur atë gjyqi i djallit. Dhe mes këtyre politikanëve, Tahiri futi edhe Edi Ramën që e ka quajtur “dru i shtrembër”.

“Para 6 muajsh nisi një histori, dëgjoj lloj lloj race që nuk ka lënë gjë pa thënë. Sa sikur të kisha qeverisur për 30 vjet, nuk do kisha imagjinuar kaq shumë akuza, kriminel, dru i shtrembër, shtylla e krimit.

Gjyqin e djallit, raca që ka qenë në pushtet për 30 vjet, por kur dëgjoj që gjyqin ma bën ajo racë që prej politikës ka vjedhur dhe nuk është ndëshkuar, nuk e pranoj.

Thonë se më ka mbrojt mazhoranca, imuniteti, Edi Rama, megjithëse më kanë thënë se më ka mbrojtur. Unë jam bërë pengesë për integrimin e shqipërisë, se 25 vjet mbushur me hajdutë, që kanë vjedhur, integrimin e pengoj unë” tha Tahiri.