TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Gradica dhe Julian Beblini janë dy shqiptarët të arrestuar në Spanjë, pjesë e grupit prej 5 personash që trafikoi 1 ton kokainë kolumbiane.
Sakaq, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa detaje të reja në emisionin “Opinion” në lidhje me këtë çështje. Për shqiptarin e arrestuar Julian Deblinin, gazetarja e kronikës shprehet se ky i fundit nuk ekziston në gjendjen civile.
Lala u shpreh në studio, se nga të dhënat e gjendjes civile rezulton se për shqiptarin tjetër të arrestuar Dritan Gradicës, me këtë këtë emër ekziston vetëm një person i regjistruar, ndërsa dyshohet se i është vjedhur identiteti.
Ajo u shpreh se Dritan Gradica ndodhet në Angli dhe ka mbaruar dy universitete, kurse ditën e sotme ka folur edhe me të atin. Lala tha se ky person rezulton të ketë kryer shumë udhëtime jashtë vendit duke zgjedhur aeroportin e Vjenës, si tranzit, për të shkuar më pas në destinacionin final.
“ish-gjykatësi Gradica, babai i tij më ka konfirmuar faktin që në vitin 2000 i ka humbur pasaporta, dhe ka pasur një denoncim asokohe pranë autoriteteve, por nuk ka mësuar gjë më shumë në lidhje me fatin e hetimeve me rastin në fjalë. Pas publikimit të këtij lajmi, policia na e konfirmoi që këtij personi i është vjedhur identiteti.”- është shprehur Lala