AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 10:20

Borxhi/ Tabaku nxjerr blof Edi Ramën: Si mund të jetë 60 më e madhe se 70?!

Borxhi/ Tabaku nxjerr blof Edi Ramën: Si mund të jetë 60 më


Kryeministri Edi Rama e nisi ditën duke postuar një grafikë mbi borxhin dhe investimet. Por në grafikën e tij, numri 60 rezulton më i madh se 70-a.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku bëri një postim për këtë gafë.

"Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën.

Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.

Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”," shkruan Tabaku.